Të dashur çarës dërrasash…

Klarisa REXHVELAJ

Ju mund të jeni mësuar me psikopat që ju shajnë me pragun e shtëpisë, ju ofendojnë deri në palcë, ju shkelin me këmbë, e juve ju duket “Skëndërbeu” i Rilindur gjithçka “Magji”

Mbase thellë në shpirt rraca juaj e kuqe nuk i shmanget dot adhurimit të diktatorit edhe kur është zoti i budallallekut ju vazhdoni të thurni “Lavdi”

Ja pra se ne jemi mësuar të na flasin me buzqeshje, të na dëgjojnë, te na shikojnë drejt e në sy, të na kërkojnë mendimin, të na respektojnë idet mbi të gjitha të na trajtojnë si NJERËZ, ne qëndrojmë në kushte të barabarta, të lirë.

Nuk jemi të sharë, por të vleresuar, nuk jemi të përbuzur por jemi ne në qendër të vëmendjes . Nuk jemi të shtypur por jemi të inkurajuar deri në pikën e fundit, ndaj kemi vendosur të mbajmë shpresën gjallë të gjithë sëbashku.

A se harrova , ju mund të kendoni tallava me Saje Qorrin, por ne nuk bëjmë shfaqe talentesh , tek ne gjerat bëhen me zemër, me besim e me qellimin e mirë. Nuk synojmë “Eurovizionin” por luftojmë për “Shqipërinë si gjithë Europa!”

klarisa 1

Exit mobile version