Nga Bledi KASMI
Po e fshehin të vertetën e aksidenteve tragjjke si policia ashtu edhe mediat e kapura.
Arsyeja e shtimit të tyre është droga. Shumica e këtyre drejtuesve që ecin me 200km/h janë të droguar. Fiksojeni mirë, të droguar! Droga e injektuar nga kreu i regjimit në çdo qelizë të kësaj shoqërie po vret.
Nuk ka asnjë ligj që të bëhet testi i drogës dhe të dënohen këta vrasës që drejtojnë automjetet, sikurse bëhet testi me alkoolin. Pra, me alkool dënohesh, me drogë jo!
Regjimi e ka amnistuar drogën. E lejon ta trafikojnë, e lejon ta tregtojnë, e lejon edhe kur vret!
Shifrat janë dramatike, por heshtet, sepse vetëm në gjimnazet e Tiranës një në tre të rinj janë përdorues droge.
Këto aksidente tragjike nuk ka gjasa të ndalen por të shtohen me të njëjtat ritme si edhe përdorimi i drogës.
Zoti ju ruajt!