Deputeti demokrat, Eduard Halimi vlerësoi edhe ngritjen e komisioneve të vettingut. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses është zbatuar, gjithë pjesa e ekzekutivit do të jenë nën mbikëqyrjen e komisioneve ad-hoc. “Ngritja e komisioneve dhe kryerja e procesit të vettingut duhet të ndjekë pikë për pikë pjesën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që sanksionon që gjithë procesi i skanimit të kandidatëve, gjithë procesi i kryerjes së vettingut duhet të bëhet jo nga drejtorë të qeverisë, por komisionet ad hoc. Fakti që vettingu akoma nuk ka filluar dhe komisonet janë ngritur dje do të thotë që vendimi i Kushtetueses është zbatuar, gjithë pjesa e ekzekutivit që janë drejtorët në ekzekutiv, ai i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe SHKB-së që janë nën Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Brendshme tashmë do të jenë nën mbikëqyerjen e komisioneve ad hoc që janë ngritur. Komisionet janë paritare, opozita ka sy e veshë në komisionet e vettingut që të shmangë kapjen politike”, bëri të ditur Halimi.