Të gjithë me sytë nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar hyn në historinë e Evertonit

Me debutimin e Armando Brojës javën e kaluar, me fanellën e Evertonit, Shqipëria u bë kombi i 50-të i ndryshëm që përfaqësohet nga klubi blu në Premier Ligë. Kësisoj Broja ka hyrë në historinë e klubit të Evertonit si futbollisti i parë shqiptar që aktivizohet me këtë skuadër.

Kujtojmë që sulmuesi kuqezi debutoi me skuadrën angleze në duelin ndaj Uolves, ku blutë triumfuan pastër me rezultatin 4 me 0.

Tashmë shpresat janë të shumta, që Broja të gjejë edhe golin e parë me fanellën e Evertonit, duke lënë pas momentin e vështirë pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.

470088496 18477240247041661 3795609643356971471 n

Artikulli paraprakStudimet: Disa paciente me kancer gjiri mund të shmangin operacione të caktuara! Ja rastet
Artikulli tjetërShefi i NATO-s paralajmëron Evropën: Nëse s’doni që lufta t’ju vijë te dera, zgjohuni dhe veproni