Të gjithë në garë për t’u shitur tek pushteti?!

Nga Neritan Vladi

Z. Shabani e kam parë unë vetë duke hyrë dhe dalë nga takimet me Z. Basha…
Ka bërë gjithshtu vetë ai disa deklarata, ku ka lenë të kuptohet që është kundra Rilindjes së Ramës dhe Rithemelimit të Berishës, (D.m.th kundra të vjetrës shkatërrimtare të këtij vendi për 34 vite).
Dhe shumë mirë ka bërë.
Po çfarë e detyroi që të tërhiqej nga bisedimet se bisedime ishin, nuk tha njeri dakortësi finale.

Kush e kërcënoi?!
Kush e detyroi?!

Të reagosh në atë mënyrë të rrufeshme, ka dy gjëra sipas meje.

E para: Ndoshta që në fillim nuk ke qene kundër dyshes Rama-Berisha, por ke bërë gjasme për të rritur pazarin, (Që shpresoj shumë të mos jetë kështu).

E dyta: Të kanë kërcënuar dhe detyruar të reagosh menjëherë, se për ndryshe… …
Uroj shumë të kthjellohet dhe jo vetëm Shabani.
E vetmja zgjidhje për të gjithë ata që e kanë seriozisht çarjen e sistemit është, të bëhen të gjithë bashkë kundër pushtuesve të demokracisë funksionale, Ramës-Berishës

Për të qenë konkret:
Me listë të hapur.
Me renditje alfabetike.

Dashamir Shehi
Lulzim Basha
Endri shabani
Agron Shehaj
Adriatik Lapaj
Enkelejd Alibeaj

Dhe kushdo tjetër që mendon se merr vota kundër Rilindjes& Rithemelim, duhet të vendosen në një listë dhe kush merr vota më shumë, të hyjë në parlament, (Unë mendoj që nëse dalin bashkë do hyjnë të gjithë, nëse dalin të ndarë nuk do hyjë pothuajse askush).
Kushdo që refuzon këtë gjë, thjesht bën me dashje apo pa dashje, lojën e dyshes pengmarrëse të shoqërisë.

Artikulli paraprakIu vendos eksploziv në derën e banesës, tre muaj më parë i hodhën lëndë plasëse në agjencinë e funeralit! Kush është biznesmeni që u sulmua dy herë (EMRI)
Artikulli tjetërDomatet dhe karrotat, çelësi kundër tensionit të lartë