Të gjithë sytë mbi Himarën. Përse Rama e do me çdo kusht bashkinë? Pronat apo marrdhëniet me Greqinë

Himara do të “zgjohet” nesër me emrin e kryetarit të ri të Bashkisë. Gara është mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjikurisë të opozitës. Deri në mesditë 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre, ndërsa mijëra të tjera nuk kanë mundur të zgjedhin njeriun që do të drejtojë punët e Bashkisë, për shkak të kartave të skaduara. Askush nuk e thotë me siguri se cili prej kandidatëve do të rezultojë fitues, edhe pse në kampin e opozitës ka frikë, ndërsa siguria zotëron të socialistët. E duket se kjo siguri vjen nga ujërat që kanë rrjedhur në 17 muaj. Alfred Beleri kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet për shitblerje votash. Edhe pse në kushtet e kufizimit të lirisë, ai u zgjodh kryebashkiak i Himarës, por nuk e mori dot detyrën, pasi nuk iu dha leje për tu betuar. Cështja Beleri shkaktoi përplasje të forta mes Tiranës e Athinës zyrtare. Presionet e Athinës nuk u dëgjuan nga Edi Rama, i cili ia pasoi topin drejtësisë, duke thënë se cështja Beleri ishte cështje e drejtësisë.

Ndërkohë Bashkia u drejtua nga Jorgo Goro, deri ditën kur ai përfundoi prapa hekurave, sikurse Beleri nën dyshimet për korrupsion me pronat që lidhej me sipërfaqen e lakmuar ku bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhacka, Artan Gaci ka fituar statusin e investimit strategjik. Hetimet nisën pas një kallëzimi që Beleri bëri nga qelitë e paraburgimit.

Pas Goros, këshilli Bashkiak votoi Blerina Balën, por edhe ajo u dorëoq dy muaj më vonë, e burimet thonë se pati përplasje të forta jo publike me kryeministrin Rama. Arqile Bollano e pasoi atë, por brenda pak ditësh, një dosje që e implikonte atë në tjetërsim pronash, doli në dritë.

Ndërsa ndodhnin gjithë këto zhvillime, Beleri përballej me drejtësinë, por në finale e humbi betejën, pasi u dënua me 2 vite burgim për shitblerje votash. Por, sic kurrë ska ndodhur më parë, duke qenë brenda në qeli u zgjodh deputet në Parlamentin Europian. Por duket se për Edi Ramën, gjithcka ishte në rregull, mjaft që kishte Bashkinë, ndaj Belerit iu dha një leje shpërblyese dhe u betua si eurodeputet.

Sot, të gjithë sytë mbi Himarën. A do t’ia dalë Edi Rama ta mbajë Himarën? Gjasat janë që po. Por pyetja e madhe që shtrohet është: përse e do me cdo kusht? Mbase për pronat?

Dita para zgjedhjeve vendore ishte vetëm fillimi i një procesi të vështirë ligjor, politik si dhe diplomatik, aq sa shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë fshqinje, ku kjo e fundit kërkoi lirimin e Fredi Belerit, pas ishte pjesë e minoritetit grek.

Artikulli paraprak“Nuk vdiq nga ataku kardiak”, gazetari bën deklaratën e fortë: Policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga JetSki në Ksamil
Artikulli tjetërSi të përdorni karafilat për dhimbjet e papritura të dhëmbëve, ja qetësuesi natyral dhe antibakterial që gjendet në të