Të gjithë sytë në Itali, Seria A kurorëzon sonte kampionin

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me sa duket do të luftohet deri në frymën e fundit.

E cilësuar nga prestigjiozja New York Times si Top-Liga që emociononapasionon dhe tërheq shikuesit më shumë se çdo ligë tjetër në Evropë, Serie A ia doli sërish të jetë në majën e piedestalit sportiv, sidomos kur gara për “Scudetto”-n, po mban mbërthyer tifozët anekënd botës deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe përtej.

Për 37 raunde me radhë, fundjavë pas fundjave, i kemi parë të gjitha, kthesa të befta e të paparashikueshme, çaste dramatike, zhgënjim aty ku fitorja dukej e sigurt dhe gëzim të papërmbajtshëm aty ku e vetmja gjë kishte mbetur ishte shpresa.

Ky sezon që më shumë ngjasoi me një skenar të çmendur hollivudianfinalizohet sonte, kur mes Interit dhe Napolit që zbresin në fusha në të njëjtën kohë, do të kurorëzohet kampioni i ri.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (2)Pas dy barazimeve krejtësisht befasuese javën e kaluar, por që i shtuan kripë dramës “ethet e titullit”, në raundin e 38-të ka ardhur koha e së vërtetës.

Tensioni ka shkuar “deri në qiell”, ndërkohë që Antonio Konte dhe Simone Inzagi nuk do të qëndrojnë më “jashtë vijave të fushave” në 90 minutat që përcaktojnë një sezon dhe misionin e përbashkët, ngritjen e trofeut.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (1)

Teksa në Napoli, titulli është më shumë se një trofe futbolli, është motiv, është në deje, është frymëzim për të madh e të vogël dhe gjithçka është gati për festën më të çmendur ndonjëherë, tek Interi, i angazhuar njëherësh edhe në itinerarin impenjativ e të vështirë drejt finales spektakolare të Mynihut në Champions League, të cilën do ta luajë më 31 maj përballë PSG-së, fokusi është i shpërndarë në dy boshte njëri më i rëndësishëm se tjetri. Por “Scudetto” mbetet “Scudetto” dhe për rrahjet e zemrës që të dhuron ngritja e tij “deri në yje”, duhet luftuar deri në frymën e fundit, sepse “Scudetto” është krenari, është jehonë që kumbon nga shpirti.

Edhe një herë tjetër, kampionati italian i futbollit tregoi se jo më kot është magnet për tifozët e çmendur nga çdo cep i globit.

Artikulli paraprakMë të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024, ja ku renditet Shqipëria
Artikulli tjetër“Ti je reaksionar! Rininë po e helmon me opium…”, debati në xhami i komunistit me Haxhi Sabri Koçin para arrestimit! U dënua me 22 vite burg