Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të ndodhë?

Të hënën, më 15 Janar nis sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se seanca e parë e këtij sesioni, do të mbahet në orën 17:00.

Kalendari i punimeve për periudhën 15 janar deri në 23 shkurt u caktua nga Konferenca e Kryetarëve.

Theksojmë se Kuvendi mbylli punimet për vitin 2023 me një situatë aspak të zakontë, ku çdo seancë u shoqërua me kaos për shkak të protestës së opozitës, dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Rithemelimi do të vijojë me të njëjtin qëndrim apo seancave plenare do t’i kthehet normaliteti.

Shpesh në medie përfaqësues të Rithemelimit janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në sallën e Kuvendit do të mungojë ish-kryeministri Berisha, pasi ndodhet me ‘arrest shtëpie’.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të ofruar një Reformë Zgjedhore gjithëpërfëshirëse, duke kushtëzuar Listat e Hapura dhe Votën e Emigrantëve, ashtu sikurse prej kohësh vijon të kërkojë Vetingun e Politikanëve.

Mazhoranca socialiste ndihet komode me këtë situatë, sepse ajo nuk do ndryshime të sistmit zgjedhor, nga ana tjetër i intereson zhurma dhe kaosi, sepse ashtu i merr më lehtë vendimet, ashtu sikurse bërë me votimit e buxhetit të shtetit në dhjetorin e vitit që lamë pas.

Exit mobile version