Shkodra dhe qytetarët e saj nuk mund të bien kurrësesi dakord me një kryebashkiak të dënuar për trafik droge.
Ndaj dhe ditën e hënë kryeqendra e Veriut të vendit do të ngrihet sërish në protestë për t’i dërguar edhe një herë mesazhin krimit të veshur me politikë se, Shkodra dhe shkodranët nuk kanë lidhje me botën e saj të errët.
Protesta e rradhës është parashikuar për ditën e hënë, ora 10:00, para Prefekturës së Shkodrës.
Postimi i plotë i Xhevdet Amulit
Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga qytetarët e Shkodrës.
Por mesazhi i tyre qytetar dhe i kulturuar po përdhoset nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij në Shkodër.
I bëjmë thirrje qytetareve të Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu. Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.
Takohemi të hënën, ora 10.00, përpara Prefekturës së Shkodrës, për të vijuar paqësisht protestën tonë, në mbrojtje të demokracisë dhe për të shprehur refuzimin për kapjen e qeverisjes vendore nga krimi e korrupsioni.
#partiademokratikeShkodër #pd #XhevdetAmuli