“Të jetuarit me të vërtetën në komunizëm”

Nga Enriketa Papa

Stephen Kotkin ne librin e tij, “Magnetic Mountain. Stalinism as a Civilization”, shtjellon stalinizmin ne perditshmerine e njerezve, ne nje qytet industrial te Bashkimit Sovjetik, Magnitogorsk-u. Permes detajeve dhe zbardhjes se perditshmerise ne kete qytet metalurgjik, Kotkin analizon sistemin stalinist qe karakterizohej nga marredheniet e reja politike, ekonomike, pronesore, por edhe gjuhesore.

Pikerisht, risia e Kotkin qendron tek fokusimi tek gjuha, e cila iu pershtat sistemit dhe vete sistemi veproi edhe permes gjuhes. Kjo qasje e Kotkin perkon, me nje ndryshim thelbesor ne metodologjine analitike te historise, ne vitet ‘70-‘80 qe njihet si “linguistic turn”.

Ky ndryshim i metodologjise tradicionale te shkences se historise, u perdor nga historianet per te zberthyer dhe analizuar historine, duke u fokusuar edhe tek “diskursi” i perdorur gjate elokave dhe ngjarjeve historike te analizuar nga ata. Perdorimi i analizes se diskursit, u nxit shume nga Michael Foucault, duke theksuar qe, historia zbulon te kaluaren edhe permes analizes se “diskursit” te mendimit, per te treguar qe “e verteta” nuk eshte aq e vetekuptueshme sa duket.

Permes analizes se diskursit, mendimeve te shprehura, te shfaqura nga personazhet e kohes, studiuesit zbardhin ne menyre kritike realitetin, qe jo domosdo perkon me ate qe konsiderohet si i mireqene.

Perkundrazi, Foucault permes kritikes se diskursit [gjuhesor], fut nje risi ne metodologjine e shkencave humane, qe nga filozofia dhe deri tek historia. Risia konsiston, ne reflektimin kritik ndaj realiteteve.

Faktet duhen analizuar, duke ngritur pikepyetje dhe medyshje. Thene ndryshe, duke ushtruar kritiken, zberthimi i se kaluares do te rezultoje ne te tjera perfundime nga ato qe ishin me pare konsideruar si te mireqena.
Nisur nga ky kendveshtrim i perdorimit te analizes kritike te gjuhes, Stephen Kotkin analizon ne librin e tij mbi qytetin metalurgjik te Magnitogorsk-ut, “gjuhen staliniste” ne komunikimin zyrtar dhe ate te njerezve ne perditshmerine e tyre, per te kuptuar nderveprimin midis pushtetit dhe individeve dhe perdorimin e gjuhes [staliniste] si mjet pushteti. Kotkin jep shembuj konkret, se si gjuha [staliniste] u misherua, u pervetesua, u vu ne pune dhe si u kontestua ne sistemin stalinist.

Kontestimi i gjuhes eshte nje element teper i rendesishem, sidomos kur kerkohet te analizohet desidenca, kundershtimi i regjimit te dhunshem, totalitarist nga brenda. Aspekti me i veçante per mua, ne theksin per te perdorur “linguistic turn” ne histori, eshte pikerisht analiza e kontestimeve te diskursit, gjuhes se perdorur nga ata qe guxuan te kundershtojne regjimin. Kotkin thekson se permes analizes se gjuhes se perdorur, ai do te zbuloje, zbertheje, analizoje qendrimin e individit, individeve perballe sistemit stalinist dhe terrorit komunist.

Duke e marre te mireqene faktin, se fillimisht regjimi stalinist targetoi fillimisht “armiqte e klases” nder rradhet e jokomunisteve, duke i goditur, zhdukur, internuar, izoluar, hequr qafe, regjimi siguroi pozitat e veta. Por si duhet kuptuar cikli i perseritshem i “goditjeve brenda llojit”, qe e karakterizoi regjimin komunist deri ne fund, kur u shemb?
Nese jokomunistet vetekuptohej, qe konsideroheshin te ndotur nga herezite dekadente, komunistet ishin te paster, te çliruar nga cdo pisllik dekadent, dhe pararoje e ndertimin te atdheut.

Njerez te rinj, te brumosur me ide novatore dhe shprehi bolshevike. Pse duheshin goditur keta mbartes te modernizimit stalinist?
Kotkin e shpjegon kete “goditje brenda llojit” me nje “identity game” (loje identiteti).

Dhuna dhe terrori u perdor per te ngulitur identitetin e ri stalinist. Nje individ jo dekadent, jo detyrimisht anetar i Partise Komuniste, per te patur sukses ne jeten e tij/saj, qofte dhe per te mbijetuar, ne komunizem do t’i duhej te shfaqte aftesi pershtatje me regjimin edhe duke pervetesuar dhe percjelle kulturen bolshevike.

Njeriu i ri i krijuar dhe i kulturuar ne kete regjim do shfaqte konformizmin e tij/saj me sistemin nepermjet veprimeve, mendesise, por edhe permes “te folurit boleshevik”.
Edhe e folura bolshevike u pervetesua pothuajse nga e gjithe popullata.

Te gjithe ishin te varur nga shteti per punesim, sherbime, mbrojtje. I gjithe populli duhej te shfaqte publikisht besnikeri ndaj regjimit komunist. Te gjithe njerezit, pavaresisht bindjeve personale te brendshme, ishin bartes te diskursit zyrtar stalinist (komunist).

Pra, perdorimi i gjuhes ishte shprehi e identifikimit me realitetin e ri bolshevik, stalinist apo komunist. Ky realitet impononte nje shoqeri te kornizuar brenda kufijve te caktuar qe izolonin dhe impononin nje shoqeri qe “luante lojen” e regjimit edhe permes gjuhes se caktuar, jo konfliktuale.

Kushdo qe tentonte te mos luante lojen do te identifikohej si “armik i popullit”, dhe do te kalonte nepermjet nje procesi purifikues, “spastrimi” nga “dekadenca”, nga “zakonet prapanike”, nga ideologjite imperialiste dhe revisioniste.

Ky spastrim, do te kryhej pikerisht duke perdorur edhe pastrimin e gjuhes, permes procesit riedukues me “mesimet e partise dhe te Shokut Udheheqes te saj”.

Kryesisht armiqte e popullit do te edukoheshin me gjuhen e sistemit. Ata do te merrnin pjese ne “oret edukative” ku lexoheshin veprat e kater te medhenjve te Marksizem-Leninizmit-Stalinismit-Enverizmit. Por edhe permes “pesimit” me mjetin me riedukues qe ekzistonte, dhunes bolshevike, edhe brenda llojit.

Sistemi nuk mund te toleronte qe “te vetet” te ndoteshin nga dogmat imperialiste, borgjeze, revizioniste dhe prapanike. Njeriu i ri komunist, duhet te misheronte pastertine dhe identitetin e ri. Ndaj, nje nga shpjegimet qe Kotkin jep ne analizen e tij te terrorit dhe spastrimit te rradheve te Partise Komuniste, eshte procesi i pastrimit permes terrorit dhe riedukimit te “kuadrove te partise”. Spastrimi i radheve te partise, nuk duhet kuptuar si nje spastrim i elitave, perkundrejt perpjekjeve te disa anetareve te partise per te kryer nje komplot elitar apo puç.

Sipas Kotkin, vete origjina, identiteti i partise bolshevike, ka ne thelb terrorin qe perdoret si kamzhik edukues ndaj rrebeluesve. Kushdo qe kishte qene deshmitar dhe kishte perjetuar terrorin ndaj te deklasuarve, armiqve te popullit, kishte kuptuar se si “duhej” jetuar ne konformizem me sistemin.

Njeriu i ri do te duhej te deshmonte qe zoteronte nje gjuhe politike qe do te shprehte te menduarit konformist ndaj botekuptimit bolshevik. Gjuha do te shprehte identitetin e njeriut te ri me partine.

Ata individe qe tentuan te mendonin lirshem, jashte kornizes se sistemit, pa “dogma ideologjike”, pa shtremberime ideologjike te saj, ata qe njihen si desidente, u goditen ose ju futen procesit te riedukimit. Ne Bashkimin Sovjetik, desidentet konsideroheshin qytetaret qe nuk pajtoheshin hapur me veprimet dhe politikat e qeverise sovjetike.

Shume individe u epitetuan dhe u goditen si desidente nga zyrtaret e partise, vetem se “guxuan” te kundershtonin o te benin ndonje kritike, pavaresisht se ishin edhe vete kuadro partie. Partia Komuniste nuk bente kompromis dhe te toleronte devijimin nga rruga e saj, apo te kishte mes shoqerise komuniste, individe qe mendonin te mos i bindeshin “te vertetes” se partise.

Partia Komuniste beri gjithcka ne jetegjatesine e saj brenda sistemit komunist per te perhapur te verteten e saj te kulluar. Kushdo brenda kornizes se realitetit boleshevik apo kushdo qe konceptonte dhe shprehej per te verteta te tjera o alternative ndaj asaj te partise, do te duhej te riedukohej dhe te purifikohej.
Desidentet si ne Bashkimin Sovjetik si ne vendet e tjera, satelite sovjetike, pikerisht kerkonin te “jetonin ne te verteten”, siç shprehej Vaslav Havel, dhe jo te jetonin ne genjeshter.

Ndaj si ai, si levizja e njohur si Karta 77 ne Çekosllovaki artikulonin nje gjuhe e nje mendim jo te perputhshem me gjuhen politike te regjimit. Desidentet si Jan Patoçka e pasuesit e ideve te tij me vone ne Çekosllovaki, kerkonin te verteten jo te genjeshtert qe regjimi impononte. Ata donin dhe u perpoqen permes aktivizmit te tyre, teper te rrezikshem brenda kornizes se sistemit, qe te edukonin bashkekombasit per kerkimin e se vertetes. Sipas fenomenologjise se Patoçkes (Jan Patočka), perditshmeria e komunizmit dhe menyra se si regjimi impononte dogmen, pershfaqnin asgje tjeter, perveçse shtremberimet e ekzistences njerezore.

Ky konceptim dhe gjuhe e Patoçkes do te cenonte thelbin e sistemit, genjeshtren. Genjeshtra ju ofrohej njerezve si e vertete.
Havel ishte bashkeudhetar dhe nje nder pasuesit te Patoçkes dhe desidenteve te Kartes 77.

Havel e perpunoi filozofine e fenomenologjise se Patoçkes, ku ne librin e tij “Fuqia e te pafuqishmeve” (Power of the Powerless), nxiti njerezit te jetojne me te verteten, dhe jo me genjeshtren. Por ishte po aq i qarte, se çdo njeri ne sistemin komunist ishte i vetedijshem se çdo te ndodhte po te kritikonin, shpreheshin kunder regjimit.

Si pasoje, ata dinin te shmangnin lehtesisht me heshtje dhe te toleronin keshtu regjimin. Ndaj sipas Havel, masat mbeshteten publikisht, me entuziazem ideologjine, te cilen nuk e besonin as vete.

Pikerisht, siç edhe Kotkin ve ne dukje ne librin e tij mbi Magnitogorsk-un, njerezit detyronin vetet te konformoheshin me parimet e realitetit te frymezuar nga regjimi. Kritika e shprehur e ndonje individi nga rradhet e partise, do te denoncohej dhe demaskohej si desidente, dekadente, pasi binte ndesh me mendimin dhe gjuhen politike, karakteristike per botekuptimin e nje anetari te partise.
Gjithesesi, individe te ndryshem, si ne Bashkimin Sovjetik, si ne vendet bolshevike te Evropes Lindore, nuk rreshten se foluri dhe shkruari per jetesen me te verteten, dhe jo te rremen.

Filozofi rus, Aleksander Volpin ne vitet ‘60-te i jepte rendesi vullnetit te individit, ne pranimin apo refuzimin e se vertetes se regjimit. Volpin ne “Traktatin e lire filozofik” bente individin pergjegjes, per te vendosur nese do te jetonte me te verteten. Edukimi me te verteten dhe jo me genjeshtren, ekzistenca e nje shoqerie te informuar, dhe te mirearsimuar ishte antipodi i edukimit te masave per nje “revolucion komunist. Thelbi i te kuptuarit te ketij fakti, qendron tek e verteta dhe kuptimi i lirise.

Nga ky kendveshtrim i perpjekjes per te shkruar, per te folur me nje gjuhe politike dhe filozofike jo konformiste me regjimin, njerezit do te perpiqeshin te ndryshonin realitetin komunist te genjeshtert. Ata do te thyenin kornizen qe i mbante ngerthyer ne nje realitet te genjeshtert bardhe e zi. Do te mund te hapnin syte, veshet, ngrinin koken dhe te perballeshin me shume realitete shumengjyresh, ku po ata do te zgjidhnin me vullnet te lire, se ke realitet do te perqafonin tanime.
Pas rënies së komunizmit dhe zgjedhjes se tij si presidenti i pare i Cekosllovakise postkomuniste, me 1990, Havel ne fjalimin e tij te inaugurimit u shpreh pikerisht mbi realitein e ndotur moral, karakteristike e regjimit bolshevik.

Havel ju kerkoi çekeve dhe sllovakeve te merrnin ne dore pergjegjesine per fatin e tyre, duke marre po ashtu pergjegjesine per tolerimin, durimin qe i bene aq gjate tiranise komuniste. Sipas Havel, mjedisi i ndotur komunist nuk u krijua aq shume nga regjimi, por me shume nga konformizmi dhe tolerimi i çdo qytetari qe lejoi te jetonte ne tirani.

Tashme ishte koha te jetohej ne liri dhe me te verteten!

FB IMG 1711813244505

Exit mobile version