“Të kujtojnë shprehjen çfarë uji i ke dhënë gomarit”/ Basha ironizon kritikët: Kur shpalosnim programin, bënin sikur s’e shihnin

Lideri politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar kritikët e videove të tij të fundit, duke u shprehur se të kujtojnë shprehjen çfarë uji i ke dhënë gomarit.

Basha u shpreh gjatë takimit me diasporën në Greqi, se kur ky grupim shpaloste programin, bënin sikur nuk e shihnin, ndërsa tani të thonë pse bën diss-e.

“Kur shpalosnim programin, bënin sikur nuk e shikonin. Tani thonë pse bën diss-e ose siç është shprehja e vjetër, çfarë uji i ke dhënë gomarit. Ne s’kemi ndër mend t’i japim ujë gomarit të korrupsionit, ne kemi ndër mend ta ngordhim gomarin e korrupsionit dhe ujin, dritën, ajrin, mundësitë e jashtëzakonshme të Shqipërisë t’ia kthejmë një herë e mirë pronarëve të tyre të vërtetë që janë shqiptarët.” – tha, mes të tjerash, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, Lulzim Basha.

Artikulli paraprakBasha: Ashtu siç hoqëm vizat me BE, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA dhe Britaninë e Madhe
Artikulli tjetër“7×7=313”, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut…