“Të largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes sonë”- 33 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkruarës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, është shprehur se ka ardhur koha që të “largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes sonë”.

 

Në aktivitetin “Përballja me të kaluarën | Multiperspektiva në histori”, Basha u shpreh se duhet nisur misioni, sipas tij, i vështirë për emancipimin e shoqërisë shqiptare nga mbetjet e diktaturës.

Basha: Të hedhim tutje mitet e rreme, të largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes sonë, të kuptojmë se frika si instrument sundimi, pavarësisht se në çfarë dimensioni, është dhe mbetet trashëgimi e të kaluarës, dhe të nisim misionin e vështirë të emancipimit të shoqërisë shqiptare nga diktatura, mbetjet e diktaturës.

Ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkruarës, pavarësisht formave e mënyrave që na serviret.

Sot është një ditë për t’ju kthyer emocioneve të gëzueshme, të përmbys së frikës ato 24 orëve të 20 shkurtit dhe të zotohemi që ato emocione t’i kthejmë në normalitet për Shqipërinë e shqiptarët.

 

WhatsApp Image 2024 02 20 at 10.28.34

Exit mobile version