“Të mos përfshihen në amnisti personat e dënuar apo në hetim nga SPAK dhe të përfitojnë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre”/ Alibeaj: Jemi gati të votojmë amnistinë e versionit fillestar, jo atë që është futur tinëz

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, së bashku me Sekretarin për Çështjet Ligjore, Indrit Sefën, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj, ka përsëritur edhe një here qëndrimin e grupimit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Alibeaj u shpreh se kjo forcë politike ka dy kushte për aministinë penale, të cilat janë: “E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.”

“Një pjesë e propozimeve të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektligjin final.” – u shpreh më tej ai.

Numri dy i Partisë Demokratike tha, gjithashtu, se janë të gatshëm të votojnë amnistinë në versionin fillestar të sjell nga qeveria, atë të konsultuar edhe me grupet e interest, dhe jo të futen amendamente tinëz në momentin e fundit, që nuk janë në të mirë të interest publik.

“Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie.” – u shpreh Alibeaj.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Shqipëri, ndërtimi i “Hec Skavica”, debate të reja për një projekt të vjetër
Artikulli tjetër“Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike”/ Alibeaj: Nëse ministri me arrogancë thotë se do të sigurojë vota, kjo është t’i shpallësh luftë SPAK-ut dhe GJKKO-së