Të pathënat e kapjes së kokave të krimit në Shqipëri

Operacioni më i madh i regjistruar në Shqipëri ndaj krimit të organizuar, mund të ndodhte edhe më herët, por nuk e ka pasur asnjë herë viston.

Sepse bëhet fjalë për emra të tmerrshëm, të rrezikshëm, të pasur e lidhur me të gjitha fijet e pushtetit.

Operacioni që kishte viston amerikane dhe gjermane startoi një javë më parë.

Gjeografia e arrestimeve të operacionit të SPAK ka të bëjë me një goditje të njerëzve që kanë qenë realisht kërcënimi i vendit, dhe që kanë kryer krimet më të llahtarshme në Shqipëri. Duke pasur natyrisht përkrahjen e politikës.

Nga Nikla në Shijak; nga Laçi në Lezhë; nga Gjirokastra në Vlorë, kjo ishte perandoria që ishte gati të administronte pushtetin mafioz të të gjithë të zezave dhe të bardhave në këtë vend, për të siguruar mandatin e katërt të Edi Ramës qetë-qetë.

Sistemi që kishin instaluar këta njerëz nuk ishte thjesht një rrjet kriminal i fortë, i konsoliduar dhe i financuar nga trafiqe të mëdha.

Kjo ndodh, edhe në vende të mëdha dhe me demokraci të pakonsoliduar.

Ky sistem, kishte krijuar një rrjet që ka kapur kupolën prej vitesh, dhe është në ortakëri të plotë me pushtetin e Edi Ramës.

Ky sistem mafioz e ka mbështetur fuqinë politike të Edi Ramës, jo në rrjetin e Partisë Socialiste, por me influencën e të fortëve, që i vunë spaletat e pushtetit.

Nuk është asgjë e re që vëllai i deputetit të PS së Lezhës është i lidhur me grupe të kultivimit të drogës. Atë e dinte me kohë e gjithë zona ku veprojnë këta deputetë, që më shumë janë rrjete të vjetra të malavitës dhe kriminalitetit. Deputeti Ndreca për shembull, përveçse është një parlamentar, është edhe profesor i Universitetit të Shkodrës, madje titullar katedre.

Ky rrjet merimange kontrollon gjithë mjedisin nga ku kalojnë tenderët, ndarja e trojeve, lejet e ndërtimit dhe licencat. Ndërkohë “pas pune” vrasin njerëz, për të vrarë përfundimisht shpresën se ky vend mund të ketë hapësirë edhe për  njerëz normalë.

Kapja e tyre, duket se është një operacion i mirëmenduar i amerikanëve dhe europianëve, që me kohë kishin paralajmëruar se nuk mund të kemi njerëz të krimit në pushtet.

Mjafton të rikthesh intervistën e një viti më parë të ambasadores së SHBA, Juri Kim për ta konstatuar këtë.

“Unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet”.

Deklaratë e fortë që paralajmëronte se gjithçka dihej me detaje dhe me hollësi. Siç diheshin vjedhjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilëve ju është bërë me dije me kohë, se gjithçka ishte e dokumentuar.

Mirëpo Edi Rama nuk mundi të largohej asnjë centimetër nga kjo lidhje me krimin. Edhe sikur të donte nuk mundej, sepse ishte i kapur totalisht. Ja ku jemi sot, që siç thotë vetë Rama: “nuk kemi parë gjë akoma”.

Jemi vetëm në fillimet e një operacioni që do të hedhë në erë siç duket të gjithë skemën, por edhe pronat e tyre, që siç edhe e kemi parë do të sekuestrohen një e nga një. Ky është në fakt nisja e fundit të pushtetit të krimit, të cilët po kërcënojnë prokurorët por edhe aktorë politik e mediatikë që i denoncojnë./Pamfleti

Artikulli paraprakShkaktuan 53 milionë lekë dëm, Prokuroria e Tiranës masa sigurie për 4 persona! Ja skema e mashtrimit
Artikulli tjetërTradhëtia nuk eshte diversitet…!