Të pushkatuarit, Ndregjoni: Qeveria të japë fond për gjetjen e eshtrave

Unioni mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, ka denoncuar atë që e quan, “harresë të qeverisë”, caktimin e një fondi të caktuar në buxhetin e vitit 2018, për gjetjen e eshtrave të 38 intelektualëve të Tiranës, të cilët u vranë në vitin 1944.
Kreu i këtij unioni, Besim Ndregjoni gjatë ceremonisë së përkujtimit të tyre, tha se, qeveria ashtu siç caktoi një fond për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve në vend, ashtu duhet të vepronte edhe për gjetjen e eshtrave të këtyre intelektualëve.
“Sot, ata nderohen kurse këta përçmohen. Kjo është demokracia e paarritur shqiptare. Sot, Parlamenti shqiptar po diskuton buxhetin, dhe e dini çfarë ndodh? Ka një buxhet për të rehabilituar varret e dëshmroëve komunistë, por nuk ka asnjë cent në buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjetur eshtrat e këtyre burrave që nuk kanë asnjë varr në Shqipëri. A duhet ta bëjë një gjë të tillë shoqëria shqiptare, ky Parlament, kjo qeveri, por edhe kjo opozitë? Ata heshtin ndaj krimit komunist, prej 27-viteve”, u shpreh Ndregjoni.
Këtë të entje, u bënë homazhe me rastin e 73-vjetorit të vrasjes së 38 intelektualëve në periudhën 25 tetor-16 nëntor të vitit 1944, tek memoriali i martirëve përpara Parlamentit.

 

Artikulli paraprakKapen me drogë në Itali dy shqiptarë babë e bir
Artikulli tjetërProkuroria holandeze: Shqiptarët në majat më të larta të botës së krimit