Të qeverisesh nga një i Çmendur, Gallup: 1.7 milionë shqiptarë gati të ikin nga Shqipëria

60% e shqiptarëve kanë dëshirë të braktisnin Shqipërinë. Shifrat tronditëse është publikuar nga “Gallup”, kompani e njohur sondazhesh. Rezultatet e sondazhit janë publikuar përmes një postimi në Tëitter nga Ian Bremmer, Presidenti dhe themeluesi i Grupit Eurasia. Në renditjen e Gallup për numrin e qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre, Shqipëria renditet në vendin e katërt.
Renditja e sondazhit kryesohet nga vende të Republikës Afrikane si Sierra Leone, në të cilën 71% e njerëzve duan të largohen nga vendi. Vendin e dytë e zë Liberia me 66 % e më pas, Haiti, në të cilin 63% e qytetarëve duan të largohen.
Ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015.
E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil.
Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë.
Një pjesë kërkojnë azil, por një pjesë nuk kërkojnë azil, ata kërkojnë punë dhe jetesë jashtë vendit pa treguar asgjë rreth vetes, e duke humbur çdo gjurmë.
“Mendoj se u duhet rënë kambanave të alarmit, sepse Shqipëria po zbrazet edhe nga mjekët e profesorët edhe nga rinia e nga fuqia punëtore. Me këto ritme po plaket popullata dhe po nisin probleme të rënda sociale e ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm e politikanëve, por është e të gjithëve” – tha sociologu Gëzim Tushi.
Lista
Sierra Leone 71%
Liberia 66%
Haiti 63%
Albania 60%
El Salvador 52%
Dem. Rep. of Congo 50%
Ghana 49%
Dominican Republic 49%
Nigeria 48%
Armenia 47%

Exit mobile version