Të rejat e fundit rreth lëndimit të Messit, dy ditë para El Clasicos

Leo Messi pritej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore sot, por nuk e bëri pasi ato janë shtyrë për të nesërmen. Të dielën, doktorët e Barçës shkuan në shtëpinë e argjentinasit dhe e ekzaminuan atë.
Messi mbërriti sot në qendrën sportive të Barcelonës duke ndier një shqetësim, sipas burimeve të gazetës spanjolle “AS”, dhe kjo e vë në dyshim paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
Në fakt, shërbimi mjekësor i klubit nuk i kreu testet që kishte planifikuar në Messin dhe i shtyu ato për të martën, vetëm një ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Ernesto Valverdes i duhet të flasë me 31-vjeçarin dhe të vendosë së çfarë të bëjë. Kalendari i Barçës është shumë i ngjeshur dhe shumë kërkues, prandaj klubi nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin më të mirë në planet.
Messi e mori një goditje në kofshën e këmbës së djathtë në barazimin e Barçës 2-2 kundër Valencias të shtunën në Camp Nou.

Artikulli paraprakPedagogët krijojnë sindikatën e tyre për t’u mbrojtur!
Artikulli tjetër“Unë luaj për ekipin më të mirë në botë, s’ia kam frikën askujt!”