Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për Reformë Zgjedhore ku tha se është mënyra e vetme për për t’u ofruar shqiptarëve rregulla të barabarta loje, por theksoi se pa goditjen e korrupsionit, zgjedhjet do të vazhdojnë të jenë viktima e radhës.
Basha tha gjithashtu se duhet të rilidhin fijet e këputura nga shtrembërimi i kushtetuese të paktin Rama-Berisha të vitit 2008, duke thënë se është e vetmja fije që garanton diferencën mes autokracisë dhe demokracisë.
“Të rilidhim fijet e këputura nga shtrembërimi i kushtetuese të paktin Rama Berisha të vitit 2008 dhe të rilidhim fijen e këputur mes të zgjedhurit dhe zgjedhësit, që është e vetmja fije që garanton diferencën mes autokracisë dhe demokracisë.
Shqipëria një zonë zgjedhore nuk është një tekë elektorale, por propozimi ynë. Gjithashtu votimin dhe numërimin elektronik si dhe votën e emigrantëve, që privohen në mënyrë të paligjshme nga mundësia për të votuar për parlamentin e Shqipërisë. Sado që mundohen ta zerojnë, debati nuk është nominativ, por një dhe vetëm një, pyetja është një, jeni apo jo për lista të hapura, jeni apo nuk jeni për barazinë e votës, jeni apo nuk jeni për Shqipëria një zonë zgjedhore, jeni apo nuk jeni për votën e diasporës?
Reforma Zgjedhore është mënyra për t’u ofruar shqiptarëve rregulla të barabarta loje, por pa goditjen e korrupsionit, zgjedhjet do të vazhdojnë të jenë viktima e radhës.
Një parti politike nuk mund të jetë thjesht denoncuese, por porozes, vizionare dhe programore. Kemi angazhimin para jush të sjellim programin dhe nisim procesion që do të kulmojë”, tha Basha.