Të rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike, Vokshi: Jemi forca që ka bërë hapa konkretë…

Të rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike. Nëse dje ishte vetë kreu i selisë blu, Lulzim Basha që i dha kartat e anëtarësisë të rinjve të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës, sot është sekretari Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, dhe ish-deputetja Albana Vokshi, të cilët po i jep kartat të rinjve të njësisë nr.7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Vokshi u shpreh se, PD po rritet dita-ditës. “Kjo sallë nuk po na nxe më. Po rritemi e po shtohemi çdo ditë. Sot kemi mes nesh dhjetëra të rinj, djem dhe vajza të cilët anëtarësohen në PD. Dhjetëra janë këtu dhe me qindra kërkesa të tjera që po verifikohen dhe po kalojnë procesin deri në anëtarësim. Që do të thotë se janë me mijëra kërkesa.

PD po rritet çdo ditë. Pse po rritet? Sepse rritet besimi në PD, në alternativën dhe lidershipin e PD, Lulzim Basha. Një gjë është e sigurtë se, të gjithë shqiptarët e njohin se kush është kryeministri Edi Rama.

Ka damkën e kryemashtruesit, kryegënjeshtarit, ose siç e quan Elez Biberaj, më autoritar, më të korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Vetëm PD është forca që ka bërë hapa konkretë”.

Artikulli paraprakBardhi: Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje
Artikulli tjetërIsh-deputeti thirrje Ramës: Pse nuk i fusni në burg ata që vodhën 40 milionë euro? Ta harroni se do t’i shijoni