Të rinjtë e opozitës protestë para Parlamentit, i nxjerrin Ramës kartonin e kuq

Para kuvendit të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së zhvilluan një protestë simbolike jashtë Kuvendit. Ndërkohë që brenda ambjenteve të Kuvendit bëhej betimi i 3 deputetëve, të rinjtë e opozitës protestuan me pankarta në duar.

Te rinjte protestuan simbolikisht para parlamentit ku i simbolikuan Ramës kartonin e kuq.

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi u shpreh se, “Krimi në Parlament ka detyruar rinine ne emigrim.

“Papunesia, arsimi i dobet, mungesa e shpreses dhe shtetit te se drejtes, arsye kryesore qe shtyjne rinine ne azil apo emigrim jashte Shqiperise e familjes. LSI parti e te rinjve, mision i opozites rikthimi i shpreses te rinia per ta pare Shqiperine si shtepi e per te ndertuar ketu te ardhmen”, u shpreh ajo.

 

Artikulli paraprakIndrit Hoxha ia përplas në fytyrë Ruçit mandatin e deputetit: Neveri për këtë parlament ilegjitim!
Artikulli tjetërNjë tjetër sasi e madhe droge ‘made in Albania’ kapet në Gjermani