Të rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës, Banka Botërore: Vetëm 15% e të diplomuarve mbarojnë degët e kërkuara nga biznesi

Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë, por ndërkohë që numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur, ka një çekuilibër të theksuar midis fushave të studimit.

Në këtë përfundim del Banka Botërore, ku sipas të dhënave të publikuara së fundmi, më pak se 15 për qind e të diplomuarve në Shqipëri janë nga programet STEM që përfshijnë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, matematikën, krahasuar me norma dyfish më të larta. lartë në ekonomitë e përparuara të Evropës.

Banka Botërore sugjeron që për të siguruar që arsimi i lartë të kontribuojë efektivisht në rritjen ekonomike, Shqipëria duhet të fokusohet në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së arsimit.

Sipas Bankës Botërore, në veçanti, arsimi i shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës (STEM) në arsimin e lartë është jetik për zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, nxitjen e inovacionit dhe adresimin e sfidave globale.

Ky institucion beson se duke integruar këto aftësi, duke promovuar mësimin ndërdisiplinor dhe duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara, arsimi STEM mund të kontribuojë ndjeshëm në përparimin ekonomik dhe social.

Pavarësisht progresit të rëndësishëm, cilësia e arsimit në Shqipëri mbetet ende nën kërkesat e tregut. Sondazhet me bizneset tregojnë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një pengesë e konsiderueshme për bizneset.

Prandaj, sugjerohet që është thelbësore që rezultatet e arsimit të harmonizohen me nevojat e tregut të punës, duke siguruar që të diplomuarit të zotërojnë aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit. Duke mësuar nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera, praktikat më të mira mund të adoptohen për të kapërcyer këtë hendek.

Raporti ekonomik i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore nënvizon rolin thelbësor të arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin e inovacionit në të gjithë rajonin, përfshirë Shqipërinë./SCAN

Artikulli paraprakKërcënimet e qeverisë, a do të rriten çmimet?
Artikulli tjetër“Prioritet lufta kundër korrupsionit”, Basha takohet me kongresmenin French Hill: i prezantova iniciativat për vetingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit të deputetëve