Të rinjtë largohen masivisht nga vendi, Rexhmati: Mos ikni, por të bëhemi bashkë kundër Ramës!

Të rinjtë largohen nga vendi për të siguruar jetesën tallen dhe përçmohen nga qeveria serbe në kufirin tranzit. Kryteari i degës së PD Kukës, Arif Rexhmati ka publikuar një foto ku shihen dhjetarë të rinj shqiptarë që mbahen në kufirin serb pa asnjë shkak. Ai u bën thirrje të rinjve që të mos ikin, por “bëhemi bashkë kundër Ramës”.

Të rinjtë kërkojnë të kalojnë kufirin tranzit për të ikur në vendet perëndimore për të punuar, por përçmohen në mënyrë çnjerëzore nga serbët.

“Rinia jonë, bashkatdhetarët tanë rrugëve të botës. Tallje, përçmim, neglizhencë nga qeveria serbe në kufirin tranzit. Ku është Edi dhe minishengeni me Serbinë, apo kur të shkretohen tokat shqiptare ….!!!!

Mos ikni, por bëhemi bashkë kundër Ramës!”, shkruan Rexhmati në profilin e faqes së tij sociale.

Shqiptarët po largohen nga vendi çdo ditë e më tepër për shkak të papunësisë në rritje nga qeveria e Ramës.

Rinia, duke mos parë një të ardhme në këtë vend, është duke ikur nga sytë këmbët. Por ajo që është më e trishtë, është fakti se po ikën një pjesë e mirë e rinisë së shkolluar.

Eksod po e boshatis Shqipërinë nga shqiptarët, eksod i cili është tragjedia më e madhe e këtyre viteve të qeevrisë së Rilindjes.

222

Exit mobile version