Në momentin që diplomatja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini po largohej nga Universiteti Politeknik, disa të rinj iu afruan me pankarta në duar, ku shkruhej “We want free and fair elections” (duam zgjedhje të lira dhe të ndershme). Për t’iu shmangur një përgjigje, Mogherini nxitoi të futej në makinën e eskortës që e shoqëronte, ndërsa punonjësit e Gardës ndërhynë për të larguar të rinjtë. Federica Mogherini po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë si pjesë e turit ballkanik. Ajo zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në ambientet e Universitetit të Tiranës.
Kryesore
Continue to the categoryBeteja për çlirimin e demokracisë sapo ka fillue…!
Nga Ardi Stefa
Edi Rama e mori mandatin e katërt...
PD për të katërtën herë humbi. Kësaj here më thellë se çdo herë tjetër. 300.000 vota...