Të rinjtë në Kavajë entuziastë për programin e PD, Grida Duma: Do ta ndryshojmë së bashku!

Grida Duma zhvilloi një takim në një lagje tradicionale në qendër të qytetit të Kavajës me qytetarë të cilët shprehën problematikën e një Bashkie të lënë pas dore!

Zonja Duma qartësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u theksua se pushteti lokal nuk do të ketë më mundësi të taksojë bisneset e vogla dhe të mesme më shumë se 5% të xhiros. U qartësua se në zonat e varfra të periferisë së Kavajës do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Shumë të rinj prezent në takim treguan entuziazëm për suvencionimin e tarifës në Universitete, sepse vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta dhe pamundësia ekonomike është mbytëse.

Zonja Duma theksoi se Partia Demokratike do të shkomë fshat me fshat me një vëmendje të vecantë te bujqësia, sepse i gjithë sistemi i infrastrukturës kërkon një përmirësim serioz. Infrastrukturë që sot krijon probleme serioze dhe kjo zonë mbështet ekonominë e saj në këtë sektor. E gjithë zona që mbështet të ardhurat në turirizëm për shkak të pandemisë gjenden në pamundësi të aktivitetit ekonomik dhe dëmtimet janë kolosale e ka mijëra të papunë.

3 25

2 42

Artikulli paraprakRritja e pensioneve/ Ina Zhupa me pensionistët: Është skandaloze që të trajtoheni si qytetarë të dorës së fundit
Artikulli tjetërBujar Leskaj publikon videon: Narta 40-ditë e përmbytur. Ku është pushteti qëndror dhe vendor?