Të shkrihet policia bashkiake e Tiranës!

Nga Klodian TOMORRI

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve ne zhegun e vapes, jane prove e mjaftueshme dhe e pakontestueshme se policia bashkiake e Tiranes eshte de facto nje organizate e strukturuar dhe e rrezikshme kriminale.

Kushdo deputet qe ka fijen me te vogel te dhimbshurise dhe ndergjegjes njerezore duhet te shkoje ne seancen e pare te Parlamentit te ardhshem me nje projektligj me vetem 2 nene.

Neni 1:

Policia Bashkiake e Tiranes shkrihet teresisht.

Neni 2

Ky ligj hyn ne fuqi menjehere.

Pamje si ato me dhunimin e te moshuarve, shqiptaret i kane pare vetem ne filmat propagandistik te komunizmit, ku pushtuesit gjermane ose italiane shkelnin buken e fshatareve te varfer. Sigurisht ato ishin te trilluara per efekte propagande se une nuk besoj qe ka patur ndonjehere ndonje ushtar gjerman apo italian aq te pashpirte sa keta lacat e bashkise qe shohim ne video.

Duhet thene edhe qe, problemi real nuk eshte policia bashkiake. Fakti qe nuk eshte nje ngjarje e vetme, por jane thuajse te perditshme nga punonjes te ndryshem te policise tregon se ky eshte orientim direkt i Bashkise. Por ne pamundesi per te goditur menjehere mafien, goditet krahu ekzekutiv i saj per t’ia bere te pamundur te veproje. Me vone pastaj te merren si te duan. Por Policia Bashkiake e Tiranes nuk eshte me institucion publik, por nje bande dhunuesish.

Artikulli paraprakSkandali/ Ujësjellësi 138 milionë euro borxhe, kërkohet që detyrimet të futen në faturat e qytetarëve
Artikulli tjetërBasha: Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion!