Të ‘shkuar porfesionale’ me njollë, kush është Klevis Qose, drejtori i ri i Burgjeve

Klevis Qose është emëruar nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke zëvendësuar në këtë post Admir Abrija-n, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë, pas vrasjes së 15 Dhjetorit në Burgun e Peqinit.

Para se të emërohej në këtë detyrë të re nga Manja, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Ndërkohë që nga Dhjetori, po me urdhër të Manës, Qose u vu në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Provës.

Emri i Qoses, edhe pse fare i ri në moshë, ka njohur një rritje të shpejtë të shkallëve të karrierës, edhe pse ndaj tij ka pasur akuza të forta disa vite më parë, se ka qenë iu përfshirë në dhunimin e një të burgosuri.

Bëhet fjalë për shtetasin Erald Alimehmeti, i cili ka dhe pasaportë amerikane, i cili do të akuzonte se gjatë arrestimit në kohën e pandemisë, do të dhunohej nga efektivët, përfshirë dhe Qosen.

Exit mobile version