Të shtëna me armë në Vlorë, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Roland Banaj 33 vjeç.
I ru i cili ka marrë një plumb në këmbë u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në ambientet e jashtme të një lokali. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë marrë në pyetje punonjësit e lokalit dhe dëshmitarët.
Autori është larguar me shpejtësi ën drejtim të paditur pë rpolicinë. Policia tha se, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Exit mobile version