Të shtëna me armë dhe gaz lotsjellës, momenti kur RENEA ekzekuton 71-vjeçarin

Pas rreth 5 orësh negociata, Forcat Speciale RENEA kanë mundur të ekzekutojnë 71-vjeçarin Lefter Zhidru.

Në videon e mësipërme mund të dëgjoni të shtënat e armëve në momentin e ndërhyrjes në banesën e 71-vjeçarit.

Përveç armëve të zjarrit, policia përdori edhe gaz lotsjellës.

Pas vrasjes së tij, në lagjjen “11 Nëntorit” ka rinisur jeta normalisht, ndërsa po largohen edhe forcat e policisë.

Pas një konflikti me bashkëshorten në banesë, 71-vjeçari nisi të qëllonte policinë dhe qytetarët në rrugë duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit. /OraNews

Exit mobile version