Të shtëna me armë në Burg, plagoset një punonjës policie

Të shtëna me armë zjarri pranë Burgut të Peqinit.

Burimet bëjnë të ditur se, si pasojë e të shtënave dyshohet se i plagosur ka mbetur një

Nuk dihet ende nëse plagosja e policit ka ndodhur në ambientet e burgut. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur Idajet Paja, 41 vjeç.

Punonjësi i burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

Burimet njoftojnë se dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar dhe se 41 vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Forca te shumta policie mesohet se kane rrethuar zonen dhe po kryejne kontrolle.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

vrasje

Exit mobile version