Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Lezhë afro një orë më parë. Na të shtënat ka mbetur i plagosur S.N.27 vjeç, banor i Ishull Lezhës. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të krimit dhe ka nisur hetimin, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia informoi paraprakisht
Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.