Të shtëna me armë në Vlorë, kush është 18 vjeçari që mbeti i plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Mësohet se ka pasur disa të shtëna me armë dhe më pas është raportuar për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital. I plagosur ka mbetur 18-vjeçari Brikeno Brahimaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit, ndërsa ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.
Informacion paraprak
Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Brikeno Brahimaj, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

1527065528 policiavlore

Exit mobile version