Të shtëna me armë në Vlorë, një person i plagosur me plumb paraqitet në spital

Një person i identifikiuar si Ergys Likaj, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës. Paraprakisht dyshohet se personi në fjalë mund të jetë vetëlënduar.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe si u vetëlëndua Likaj me një plumbë në këmbë.

Personi i plagosur që shkoi në spitalin e Vlorës është indentifikuar nga policia si Ergys Likaj. Paraprakisht u raportua për një vetëlëndim nga pakujdesia. por policia ka shkuar në spital për të marr dëshminë e Likaj.

Burimet bëjnë me dije se, Likaj ka marr plumba në të dyja këmbët, edhe pse fillimisht bluzave të bardha iu ka thënë se është vetëplagosur.

Dyshohet se Likaj është qëlluar me armë dhe ndaj ai po merret në pyetje nga grupi hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Exit mobile version