Pas vrasjeve në Tiranë, të shtëna me armë zjarri në Fier! Krimi bën ligjin, policia rrethon studentët

Pas vrasjeve në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Lokali ndodhet në lagjen “Kastrioti”. Ngjarja ka ndodhur në mesnate kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur.
Burimet bëjnë të ditur se pronar i një lokali është një djalë nga Patosi i Vjetër, i cili ka emrigruar më herët në Belgjikë, Hollandë dhe Angli.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një paralajmerim për shkak të konflikteve për pazare droge.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Krimi bën ligjin në të gjithë vendin, ndërsa policia është angazhuar me protestat e studentëve…

policia

Artikulli paraprakKrimi trondit Tiranën, kush janë tre viktimat
Artikulli tjetërPërshkallëzohet protesta e studentëve, pas Tiranës edhe Shkodra e Elbasani ngujim në fakultete