Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit! Sherr mes të rinjve, përfituan nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe…

Një sherr mes  disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismaiil Qemali” në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në konflikt e sipër është qëlluar me armë në ajër.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Në momentin që ka ndodhur konflikti mes tyre në qytet nuk ka patur energji elektrike. Mësohet se të rinjtë kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

Artikulli paraprakBIRN: Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare
Artikulli tjetërMoti i keq në SHBA, priten reshjet më të mëdha të dëborës të regjistruara në vend gjatë 10 viteve të fundit