Të shtëna pranë një Universiteti në SHBA, raportohet për një person të vrarë dhe 9 të plagosur

Një persona u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri  pranë Universitetit Shtetëror të Tennessee në SHBA.

 

Një zyrtar policie tha se të paktën tre nga të plagosurit janë të mitur.

Të shtënat ndodhën përgjatë një rruge ku parada e kthimit shkollë u zhvillua në mëngjes, thanë zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve të Nashville në një konferencë shtypi të shtunën pasdite.

Personi që vdiq ishte 24 vjeç, tha policia. Emri i viktimës dhe personave të  plagosurve ende nuk janë bërë të ditur.

Exit mobile version