Të shtunën sërish në protestë/ Kreu i PD Krujë, Sabah Sheta: Qeveria kthen përgjigjie: “S’ka dalje për në Krujë në aksin Thumanë -Kashar, por nuk jep zgjidhje!”

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kryetari i PD Krujë, Sabah Sheta, bën të ditur se ditën e shtunë, datë 17 shkurt, ora 14, qytetarët e Krujë, Fushë-Krujës, Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës, do të vijojnë protestën e tyre për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, tek i cili qeveria nuk ka parashikuar asnjë zgjidhje për banorët e këtyre zonave.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të Krujë, Fushë-Krujës, Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës, informacionet tona që nuk kishte dalje nga autostrada Thumanë-Kashar për në zonat tona administrative ku kemi lindur dhe jemi rritur janë të sakta. Ajo çfarë ne kishim si dyshim është konfirmuar në komunikimin me institucionet, por reagim për zgjidhje nuk ka!

Vëllezër te Bashkise Kruje, në apelin dhe protestën tonë kemi kërkuar jo vetëm informacion për atë që na shqetëson, por edhe zgjidhje të problemit që dëmton mijëra bizneset e zonës, qytetarët, turistët që do të synojnë të vizitojnë Krujën. Përballë faktit të moszgjidhjes së problemit, kërkoj nga çdo qytetar të angazhohemi në këtë përpjekje të drejtë tonën që në projektin e rrugës Thumanë-Kashar të ketë dalje me qëllim mosizolimin e 85 mijë banorëve.

Të shtunën, ora 14:00 më 17 shkurt duhet të gjithë pa dallim bindjesh të jemi në protestën e radhës krah njëri tjetrit për të kërkuar dhe detyruar qeverinë që t’i jap zgjidhje një problemi që për ne ka kosto. Një apel kam nga të zgjedhurit e Krujës në nivel lokal dhe qendror që kur bëhet fjalë për Krujën duhet të jemi një zë sepse vetëm atëherë do ia dalim. Kur krutanët kanë qenë të bashkuar nuk ia ka dal dot as turqit dhe Enver Hoxha, ndaj tashmë që përgjigjia është se nuk ka dalje nga aksi Thumanë-Kashar duhet që të drejtën tonë ta marrim edhe përmes protestave.

Të shtunën të jemi bashkë per Krujen, Fushe-Krujen, Thumanen, Niklen, Bubq dhe Cudhi.

Ja komunikimi ynë zyrtarë me institucione:

IMG 20240215 WA0015

Exit mobile version