Nga Elona CASLLI
Të vdekurit janë të urtë. Nuk bëjnë zë. Mund t’i mbështjellësh me një çarçaf të bardhë, t’ua lidhësh këmbët, t’ua mbulosh fytyrën e t’i lësh mbi pllakat e ftohta të një morgu.
Të vdekurit nuk kanë ftohtë. Të vdekurit nuk kanë mall. Të vdekurit nuk kanë kujtesë.
Të vdekurit nuk kanë asgjë, veç dinjitetit të ditëve që jetuan.
Të vdekurit kanë veç dinjitetin e heshtur.
Në emër të atij dinjiteti, ata trupa të braktisur mbi pllakat e morgut, duhet të shtrihen nën tokë.
Post Scriptum- Zoti qortoftë, këdo që nëpërkëmb të vdekurit.