Të verbërit protestë para zyrës së Ramës: Të gjitha paratë që akordohen për ne vidhen nga qeveria

Në Ditën Botërore të të Verbërve, Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në shikim, ka dalë të protestojë poshtë ambjenteve të Kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Të verbërit shpjegojnë se, janë mbledhur në ktë protestë sepse, sipas tyre, “të gjitha paratë që akordohen për të rritur mirëqenien e tyre vidhen nga organizatat dhe shoqatat pranë qeverisë”.

Ato gjithashtu kërkojnë të rishikohet edhe një herë legjislacioni lidhur me të drejtat e tyre për të zhbërë shumë prej ligjeve dhe ribërjen e tyre në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas protestuesëve, është pikërisht Shoqata e të Verbërve ajo që është themeluar ndër të parat në Shqipëri, fill pas krijimit të Partisë Demokratike, por askush nuk konsultohet me të në asnjë rast, duke lënë kështu vend për abuzime të mëtejshme.

Exit mobile version