Regjisori Robert Budina, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, duke folur për shembjen e Teatrit nga Bashkia, deklaroi se pushteti me fytyrë mafieje po ndërton partinë-shtet.
Budina theksoi se janë bërë 13 kallëzime në SPAK dhe SPAK nuk ka bërë hetime, gjë që tregon se drejtësia e re është e varur politikisht.
“Ne kemi vërtetuar me prova çdo akuzë. Kemi bërë 13 kallëzimë në SPAK, por se SPAK vepron politikisht e nuk vepron ashtu siç duhet të veprojë. SPAK heshti edhe për këtë skandal, ku qeveria i kaloi truallin e Teatrit bashkisë. SPAK të vendosë sekuestro preventive, derisa të hetojë, se nuk është e vështirë që të hetojë. Ne kemi thënë se ndërtimi i Teatrit Kombëtar është shkatërrimi i pronës publike. Pushteti do që të na kthejë në skllavëri.
Kreu i SPAK ka sulmuar vetëm politikisht dhe nuk ka asnjë peshk, edhe pse këtu kushedi sa korrupsion bëhet. Rama po ndërton sistem parti-shtet. E zmbrapsëm këtë pushtet me fytyrë mafieje. Ne luftuam për teatrin. Ka edhe shumë socialist që na thonë se janë me ne, sepse po ngrejmë një monstër, na kanë deklaruar. GJK t’i japë fund kësaj historie”, u shpreh Budina.