Teatri/ Bujar Kapexhiu ia përplas në fytyrë Veliajt

Regjisori dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu e ka shprehur qartë mendimin e tij në sy të Veliajt, duke thënë se Teatri mund dhe duhet që të rikonstruktohet, por godina të ruhet.
Kapexhiu i tha Veliajt se ekzistojnë të gjitha mundësitë që godina të ruhet, dhe më pas sipër saj mund të ndërtohen hapësira të tjera që ti shërbejnë po artistëve. Ai u shpreh më tej se është me çdo kusht që teatri të ndërtohet nga vetë shtetit dhe jo me PPP.
Kapexhiu: Kryetar i dashur, ne i dimë marrëdhëniet tona që në karikaturën e parë. Unë meqë jetën time e kam nisur në Teatër, 60 vite më parë, prandaj mendoj se kam për të thënë diçka sot.
Unë nuk lëviz nga mendimi i parë që kam dhënë, mendimi i parë ishte ky: Ky Teatër është nga ana emocionale, kulturore, jam i mendimit që të ruhet.
Këtë kam pasur dhe këtë kam edhe sot, folën inxhinierët për mangësitë e teatrit, padyshim që i ka të gjitha, hajde pra i rregullojmë me të njëjtat parametra. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëhet, edhe tulla ime mbushet me flokë dhe kaçurrela, vetëm se unë nuk dua.
Vërtet që ka mungesa, por mund të rruhen dhe ndërtohet mbi këtë, në çfarë stili që të duash. Marrim shembullin e Bankës që u ruajt pjesa ekzistuese dhe u shtua një pjesë tjetër.
Veliaj: Te prona e Bashkisë e di Bashkia çfarë bën, është puna jonë. Te teatri çfarë doni të bëhet

Kapexhiu ka replikuar me një nga ekspertët e Veliajt që po deklaronte se Teatri ishte në një gjendje të rënduar.
Në këtë moment ka pasur një përplasje mes tij, Veliajt dhe Laert Vasilit, ku nuk ka munguar as një batutë nga ana e Kapexhiut.
Replikat:
Kapexhiu: Respekti ka një kufi, ne flasim më mirë për gjendjen e Teatrit, e dimë se është mizerabël, por jo të dëgjojmë këtu…
Veliaj: Do respektojmë të gjithë ekspertët
Vasili: Ne që luajmë…
Kapexhiu: Po, po ne që luajmë dhe që e luajmë (i referohet këtu faktit se Vasili është pozicionuar në anën e Bashkisë së Tiranës, pro prishjes së Godinës së TK-së).
Neritan Liçaj braktis i revoltuar dëgjesën me Veliajn
Veliaj ftoi të gjithë artistët që t’i bashkohet bisedimit dhe të jepet një vendim sa më i drejtë për këtë çështje.
I pair i cili ka marr fjalën ka qenë aktori Neritan Liçe, i cili ka deklaruar se për asnjë motiv nuk do që teatri të prishet.
Si fillim Liçe e falenderoi Veliajn për këtë ftesë dhe më pas i tha: “Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projekt-ligji”.
Pas kësaj deklarate Liçe braktisi dëgjesën duke u larguar.
Më pas ishte Veliaj i cili tha se ky veprim i aktorit ishte një urdhër i dhënë nga lart.
“E kisha në celular se çfarë do thoshte. Di më shumë gjëra se ç’dalin në televizor”, tha Veliaj.
Më pas tha se mesazhin që mori aktori do ta transmetojë në media për të kuptuar se çfarë bëhet me figurat më të njohura të vendit.
Pas kësaj përplasje kryebashkiaku ftoi pjesën tjetër për debate, të cilat i konsideroi konstruktive.

Exit mobile version