Teatri i “Rithemelimit”/ Para protestës votojnë me Ramën për të amnistuar të korruptuarit e dënuar nga SPAK-u

Në një status në profilin e tij në rrjetin social facebook, Gentian Gaba shruan se para protestës deputetët e Rithemelimit kanë votuar me Ramën për të amnistuar të korruptuarit e dënuar nga SPAK-u.

“Revolucioni ka 2 vite që ka mbetur rrugëve, shkruan Gaba, – ndërsa Rama vetëm është forcuar.”

Postimi i Gabës ka të bëjë me votimin e ligjit të amnistisë penale nga “Rithemelimi” dhe propozimi i tyre për të amnistuar të dënuarit nga SPAK.

Në një kohë që në Parlament bëjnë sikur zihen dhe bllokojnë punimet e Kuvendit, kur vjen puna për hallet e tyre deputetët e Sali Berishës nxitojnë të bashkojnë dhe të bëjnë pazar me Edi Ramën.

Më poshtë postimi i plotë:

“Protestën e kishin për teatrin brenda vetes, sepse para protestes votuan me Ramën për të amnistusr të korruptiarit e dënuar nga SPAK.

Më vjen shumë keq për sakrificën e atyre që mund të kenë shkuar në atë shesh sepse me të drejtë nuk duan Ramën, por e verteta duhet thënë, edhe kur mund të jetë e hidhur për dikë.

Revolucioni ka 2 vite që ka mbetur rrugëve, ndërsa Rama vetëm forcohet.”

Artikulli paraprakBIRN: PS ‘peshkon vota’ nga Rithemelimi dhe u jep amnisti zyrtarëve të dënuar për korrupsion
Artikulli tjetërAsgjë e re nga “fronti anti SPAK”