Teatrit Kombëtar i Lisbonës mbështet protestën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan në një reagim se, Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë, Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon.
Postimi i plotë
Një ngjarje e mirë
Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju një lajm vërtet të bukur.
Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.
Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.