Oerd BYLYKBASHI
Ju kujtohet (shihni fotot) kur Rama vuri si barrikade te gjithe deputetet e PS per te mbrojtur nga prishja pallatin e kunatit te nje deputeti te tij, Dash Pezes, pas Hotel Tirana? Autoritetet konstatuan se pallati ishte ndertuar ne shkelje te ligjit me leje te Rames duke zaptuar prone publike, nje rruge. Deputetet bllokuan policine dhe INUK (INUK i Rames sot ta prish pronen me dinamit) dhe nuk lejuan qe ta prishnin. Interesi privat i Rames dominoi mbi interesin publik.
Sot jane artistet e teatrit qe jane bere barrikade ndaj prishjes nga Rama te nje objekti jo thjeshte publik, por vete Teatrit Kombetar, vetem e vetem qe te grabisin pronen publike ne bashkepunim me nje privat, te ndertojne kulla ne qender te Tiranes me cmimin me te larte te mundshem ne Tirane e te ndajne qindra miliona fitim mes tyre. Por Ramen dhe Veliajn e tij nuk i ndalon dot kjo. Interesi i tyre privat perseri dominon mbi interesin publik.
Ku jane deputet e PS, morali dhe nderi i tyre qe Rama i perdori si thase me rere per barrikade per te mbrojtur nje interes privat te paligjshem?
E dime qe per interes te tij, Rama artin e perdor per rrogoz dhe e shkel me kembe. Sic beri ne 2002 kur u tall me artisten e madhe Violeta Manushi, vetem qe te denigronte Teatrin Kombetar qe donte ta prishte qe atehere (por asokohe e ndali Kryeministri Pandeli Majko i cili sot nuk e ndal dot me…)
Te besh nje ligj per interes te nje personi eshte antikushtetuese, por te gjithe e dime se per Ramen Kushtetuta ka vleren e nje kartpecete, sa kohe qe Rama gardianin e saj, gjykaten Kushtetuese e ka mbyllur dhe kthyer ne nje rraqe me ate reformen ne drejtesi qe ai na e shet per sukses unik (pika qe s’i bie!!).
Akti i fundit i kesaj rreckerie, eshte votimi nga Teatri i Kukullave per te miratuar ligjin rrecke per prishjen e teatrit e per te ndertuar Teatrin e Kullave. Jo ai teater kukullash ku per drejtor ka vene nje djalosh militant fanatik te prishjes se Teatrit Kombetar e qe u jep mend artisteve qe themeluan teatrin shqiptar. E kam fjalen per Parlamentin qe e ka mbushur me deputete marioneta qe ngriten doren dje sapo u terhoqi fijen Rama (jam i bindur qe disa nuk kane qene asnjehere ne Teatrin Kombetar e do te vdesin pa qene asnjehere aty. Ata jane te bindur se shefi i tyre qe i di me mire keto punet e artit. C’u duhet atyre?!)
Rama ose ben ligj per interesat e tij, ose kur ligji e bie ndesh, e shkel me kembe dhe e gris. Keto foto jane prova e sharlatanizmit, paftyresise dhe makuterise se tij kriminale, por edhe e turpit te deputeteve te tij dje dhe sot.
Ps.: se harrova, disa do te hyjne gjithsesi ne burg, se Kodi Penal ka disa nene qe jane me fleksibel se ligji rrecke i Rames per prishjen e teatrit. Gjynah kush ve firma…