Teatri Kombëtar, Teatri i Kullave dhe Teatri i Kukullave

Oerd BYLYKBASHI

Ju kujtohet (shihni fotot) kur Rama vuri si barrikade te gjithe deputetet e PS per te mbrojtur nga prishja pallatin e kunatit te nje deputeti te tij, Dash Pezes, pas Hotel Tirana? Autoritetet konstatuan se pallati ishte ndertuar ne shkelje te ligjit me leje te Rames‎ duke zaptuar prone publike, nje rruge. Deputetet bllokuan policine dhe INUK (INUK i Rames sot ta prish pronen me dinamit) dhe nuk lejuan qe ta prishnin. Interesi privat i Rames dominoi mbi interesin publik.1 4
‎Sot jane artistet e teatrit qe jane bere barrikade ndaj prishjes nga Rama te nje objekti jo thjeshte publik, por vete Teatrit Kombetar, vetem e vetem qe te grabisin pronen publike ne bashkepunim me nje privat, te ndertojne kulla ne qender te Tiranes me cmimin me te larte te mundshem ne Tirane e te ndajne qindra miliona fitim mes tyre. Por Ramen dhe Veliajn e tij nuk i ndalon dot kjo. Interesi i tyre privat perseri dominon mbi interesin publik.
Ku jane deputet e PS, morali dhe nderi i tyre qe Rama i perdori si thase me rere per barrikade per te mbrojtur nje interes privat te paligjshem?
E dime qe per interes te tij, Rama artin e perdor per rrogoz dhe e shkel me kembe. Sic beri ne 2002 kur u tall me artisten e madhe Violeta Manushi, vetem qe te denigronte Teatrin Kombetar qe donte ta prishte qe atehere (por asokohe e ndali Kryeministri Pandeli Majko i cili sot nuk e ndal dot me…)‎

Te besh nje ligj per interes te nje personi eshte antikushtetuese, por te gjithe e dime se per Ramen Kushtetuta ka vleren e nje kartpecete, sa kohe qe Rama gardianin e saj, gjykaten Kushtetuese e ka mbyllur dhe kthyer ne nje rraqe me ate reformen ne drejtesi qe ai na e shet per sukses unik (pika qe s’i bie!!).
Akti i fundit i kesaj rreckerie, eshte votimi nga Teatri i Kukullave ‎per te miratuar ligjin rrecke per prishjen e teatrit e per te ndertuar Teatrin e Kullave. Jo ai teater kukullash ku per drejtor ka vene nje djalosh militant fanatik te prishjes se Teatrit Kombetar e qe u jep mend artisteve qe themeluan teatrin shqiptar. E kam fjalen per Parlamentin qe e ka mbushur me deputete marioneta qe ngriten doren dje sapo u terhoqi fijen Rama (jam i bindur qe disa nuk kane qene asnjehere ne Teatrin Kombetar e do te vdesin pa qene asnjehere aty. Ata jane te bindur se shefi i tyre qe i di me mire keto punet e artit. C’u duhet atyre?!)
Rama ose ben ligj per interesat e tij, ose kur ligji e bie ndesh, e shkel me kembe dhe e gris. Keto foto jane prova e sharlatanizmit, paftyresise dhe makuterise se tij kriminale, por edhe e turpit te deputeteve te tij dje dhe sot. ‎
Ps.: se harrova, disa do te hyjne gjithsesi ne burg, se Kodi Penal ka disa nene qe jane me fleksibel se ligji rrecke i Rames per prishjen e teatrit. Gjynah kush ve firma…

Exit mobile version