Teatri/ Reagimi i fortë i reagjisorit të njohur: Jemi përgatitur për sulm, do të bëjmë…!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se në orën 10:30 do të depozitojë një padi pranë prokurorisë së Tiranës në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak mbrëmjen e djeshme që vendosi shembjen e godinës së Teatrit.

Gjithashtu po ditën e sotme në 12:30, aleanca ka paralajmëruar se do të zhvendoset përpara ministrisë së Kulturës, ku disa prej tyre do të vendosin disa pankarta kundër kryeministrit Edi Rama.

Ndërkaq në një intervistë për Fax Neës, Robert Budina, tha se nëse ndodh përplasje ato janë të gatshëm në çdo rast sulmi.

“Nëse ndodh një përplasje kanë detyrimin të jenë këtu ambasadorët. Tani do të bëjmë një mbledhje në rast sulmi. Jemi përgatitur të rezistojmë. Nëse ndodh diçka lajmi do të shkojë direkte në Parlamentin Europian. E dimë që kjo është një lojë imazhi. Ato kanë gënjyer dhe kanë thënë se çështja është politizuar. Kjo është kthyer në një tribunë të qytetarisë”, tha Budina.

Artikulli paraprakReagime të forta të artistëve, pas vendimit bánditesk për shembejn e Teatrit
Artikulli tjetërVendimi për prishjen e Teatrit, i paligjshëm dhe me gafa qesharake