Mbështetja amerikane ndaj lëvizjes Basha sa vjen dhe rritet. Dje gjashtë senatorë të tjerë amerikanë kanë shprehur mbështetje të opozitës dhe kërkesës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa janë duke ndjekur me vëmendje situatën politike në Shqipëri. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri të ditur se edhe dje në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lëvizjes së inicuar nga Basha, ka vazhduar takimet në Senatin e SHBA-së me ish-kandidatin për President të SHBA, senatorin Ted Cruz, si edhe me senatorin Mike Lee, senatorin Mike Rounds, senatorin Roger Wicker, senatorin Tom Cotons dhe Jim Inhofe. “Sot përsëri në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lëvizjes së inicuar nga z. Basha vazhdova takimet në Senat me ish-kandidatin për President të SHBA, senatorin Ted Cruz, senatorin Mike Lee, senatorin Mike Rounds, senatorin Roger Wicker, senatorin Tom Cotons dhe Jim Inhofe. Ata edhe një herë vlerësuan Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe mbështetjen e tyre për opozitën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata theksuan se situata në Ballkan është bërë shqetësuese, rindezjes së konflikteve etnike në mënyrë të qëllimshme për shkak të interesave korruptive të qeverive. Edhe një herë ata u angazhuan në diskutim me administratën Trump dhe zhvillime të pritshme në Kongres për të debatuar për këto zhvillime dhe për të përcaktuar qartë qëndrimet në të ardhmen. Ata theksuan se nuk ka prioritet më të madh se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e drejta dhe liria kryesore e shtetasve në shoqëri demokratike”, shprehet Mediu në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Kryesore
Continue to the categoryIroni e fatit, UNECSO e cilësoi si jo efikase kalimin e...
Nga Mirela Karabina
Raporti i UNESCO-s 2024 (Organizata e Kombeve të Bashkuara pë r Arsim, Shkencë e Kulturë), krahas theksit se Shqipëria është përpara një...