Tek Interi nisin largimet

Te Interi nisin të konkretizohen largimet e para për të arritur fondin prej 30 mln euro të nevojshëm për Fair Play financiar. I pari që do të mbush arkën e klubit është Ever Banega, që do të rikthehet te Sevilla dhe duke qenë se u afrua me parametër zero shuma prej 9 mln eurosh që do të derdhin spanjollët konsiderohet e gjitha plusvalenzë. Mbyllet kështu pas 1 sezoni aventura e argjentinasit teksa gjurmët e tij pritet t’i ndjekë edhe Gary Medel, i cili ka oferta nga Rusia dhe Turqia.
Për Palermon, lajme aspak të mira në horizont teksa e ardhmja e klubit do të jetë ende në duart e Maurizio Zamparinit. Ky i fundit kishte arritur akordin për shitjen e shumicës së aksioneve një fondi amerikan të udhëhequr nga Paul Baccaglini dhe kur duhej derdhur shuma e nevojshme për aksiuonet, gjithçka dështoi. Zamparini deklaroi se nuk mori asnjë garanci dhe se tani do të luftojë për të ngjitur menjëherë Palermon në Serinë A.

Artikulli paraprakRoma nis përforcimet
Artikulli tjetërKërkohet shtyrja e zgjedhjeve për Kreun e Partisë Demokratike