Tashmë KQZ-ja e re ka gati të gjitha organet e saj për administrimin e procesit zgjedhor të 25 prillit 2021.
Sot janë prezantuar anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në prezantimin e anëtarëve të dy organeve të reja se uron që puna do të shkojë përpara dhe shtoi se shpreson në një bashkëpunim mes palëve.
Një sfidë që i ngarkohet KQZ-së së re është edhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Kjo do te jëtë një detyrë ekskluzive e numrit dy të KQZ-së, nënkomisioneres Lealba Pelinku.
Kush janë anëtarët e KAS:
Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa
Anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve
Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj