Telefonata që bëri me ‘krahë’ Interin: Alo, a e doni Modriçin? Perez takim urgjent me kroatin

Një telefonatë ka ndryshuar të gjitha planet e verës të Interit, duke bërë të ëndërrojnë një nga afrimet më të bujshme të viteve të fundit.
Drejtuesit zikaltër janë telefonuar në ditët e kaluara nga Vanja Bosniç, bashkëshortja e kroatit e cila shërben edhe si menaxhere e tij.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Interi ishte duke mbyllur gjithçka për afrimin e Arturo Vidal nga Bajern.
Por në momentin kur po diskutohej firma, telefonata e Bosniç ndryshoi plotësisht çdo skenar. “Alo, a e doni Modriç?”, ishin fjalët e bashkëshortes së kroatit që ka bërë të kalohej në plan të dytë kiliani dhe të shihej me shumë interes pista e afrimit të lojtarit më të mirë të Botërorit të fundit.
Vetë kroati duket se dëshiron të largohet nga madrilenët, pasi do të provojë një eksperiencë të re në vitet e fundit të karrierës së tij.
Interi është gati ta presë krahëhapur, por më parë duhet bindur Reali që ta lëshojë me një çmim të arsyeshëm e për më tepër me formulën e huazimit me të drejtë blerje, pasi zikaltërit nuk mund të shpenzojnë shumë këtë verë për shkak të Fair Play Financiar.

Pastaj duhet gjetur edhe akordi financiar me vetë futbollin, pasi rroga prej 10 milionë eurosh në sezon që i garanton Reali është e vështirë të përballohet në Itali. Por telefonata ka entuziazmuar drejtuesit zikaltër të cilët kanë filluar të bëjnë prej ditësh llogaritë se si të realizojnë një lëvizje, e cila do të ishte përgjigja e tyre ndaj afrimit të Ronaldos te Juventus apo kalimit të Higuain te Milan.
Perez takim urgjent me kroatin
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, do të vendosë për të ardhmen e tij pas takimit me Florentino Perezin.
Kroati është përfolur ditët e fundit si një transferim i mundshëm për Interin, i cili ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar duke transferuar disa lojtarë.
Klubi italian shpreson se Modrici do ta shprehë dëshirën e tij te presidenti i Realit për t’iu bashkuar skuadrës së Spallettit.

108763fbb8b8b4f8b349 1533192707 726337

Artikulli paraprak4 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje të gjakut, faktorët e riskut
Artikulli tjetërTransaksionet e dyshimta të kompanisë së Ramës, “AirAlbania” shet 77% të aksioneve pa nisur punë