Telefonata që “fundosi” Erion Veliaj! Zbardhet dëshmia e oficerit që i dha celularin kryebashkiakut gjatë transferimit nga Durrësi në GJKKO: E bëra nga frika

Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në Apelin e GJKKO-së, pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata atë ditë.

 

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur ditët e transferimit pasi më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg të caktuar nga Shkalla e Parë që dy ditë pas vënies në pranga të tij, i cili është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste.

TELEFONI QË ‘FUNDOSI’ VELIAJN

Referuar të dhënave që kanë dalë nga SPAK bëhet me dije se ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga Apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë. Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në fakt, edhe në sallën e gjyqit, në tri ditët e rivlerësimit të masës së sigurimit u fol për përgjime të kryera ndaj Veliajt, si shtesë në një tjetër material që dyshohet se do t‘i bashkëngjitet dosjes voluminoze me të cilën edhe u prangos. Sipas të dhënave të pakta që dolën nga ajo seancë u tha se Veliaj bashkë me mbrojtjen e tij kundërshtuan të gjithë praktikën e ndjekur nga dy prokurorët e çështjes, ku njëri prej tyre, konkretisht Olsi Dado edhe u vu në shënjestrën e një sulmi frontal për hetimet e kryera, ku Veliaj pretendoi se prokurori duhej të largohej pasi ishte në konflikt interesi si posedues i një tenderi për ndërtim.

 

Exit mobile version